Ballina Bota

SHBA – OKB: Koreja e Veriut ka shkelur sanksionet

NJU JORK, 13 qershor /ATSH-ANSA/ – Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe 25 vende të tjera akuzojnë Korenë e Veriut për shkelje të sanksioneve të OKB-së duke importuar shumë më tepër se kufiri vjetor prej 500 000 fuçi nafte të rafinuar.

SHBA dhe aleatët e saj kërkojnë nga komisioni i Këshillit të Sigurimit, që monitoron sanksionet, për të deklaruar se Pheniani ka kaluar kulmin dhe për të kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të importeve të naftës nga ana e Koresë së Veriut.

Korrikun e kaluar, Rusia dhe Kina, furnizuesit kryesorë të produkteve të naftës në Korenë e Veriut, bllokuan një kërkesë të ngjashme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës./  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Turistët e huaj interes për ekspozitën e çiftit italian Quaroni në COD
Artikulli tjetërKreu i Shtetit cenoi rëndë parimet e demokracisë, akti absolutisht i pavlefshëm