Ballina Flash

Rita Ora i bashkohet koncertit të bamirësisë së princit Harry

TIRANË, 13 qershor /ATSH/ – Rita Ora i është bashkuar princ Harry-t në një koncert bamirësie për mbledhjen e donacioneve për fëmijët me SIDA.

Duka i Sussex dhe këngëtarja me origjinë shqiptare janë fotografuar duke u përqafuar përpara eventit të madh, që u mbajt nga organizata mbretërore bamirëse Sentebale.

Ora mbajti koncert në Sentebale Audi Concert në Hampton Court Palace, në jugperëndim të Londrës.

Organizatorët thanë se koncerti grumbulloi qindra-mijëra paund për organizatën bamirëse, që do ndihmojë të rinjtë që kanë HIV/AIDS në  vendet afrikane të Lesotho, Botswana dhe Malawi.

“Jam shumë e lumtur, pak shi asnjëherë nuk lëndon njeri. Unë jam vërtet e lumtur që jam këtu dhe që kam mundësinë të mbështes dhe të përpiqem të mbledh sa më shumë para për këtë çështje të madhe”, – tha Rita pas takimit me princin Harry. /a.a/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Rinisin gërmimet në Parkun Arkeologjik të Finiqit
Artikulli tjetërJackie Chan nga artet marciale, në muzikë