SHBA – Identifikohet viktima e 1643-të e 11 Shtatorit

UASHINGTON, 11 qershor /ATSH-ANSA/ – Një tjetër viktimë e 11 Shtatorit, e 1643-ta, u identifikua sot gati 18 vite pas sulmit ndaj Kullave Binjake, në Nju-Jork.

Zyra e mjekëve ligjorë njoftoi se konfirmimi erdhi pas testeve të ADN-së mbi pjesët e gjetura në vitin 2013.

Emri i viktimës nuk është publikuar. Identifikimi i fundit u bë në qershor 2018. Deri tani ende nuk janë identifikuar 40% të asaj që ka mbetur nga 2753 personat e zhdukur në këtë atentat. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.