Ballina Flash

Platforma e bashkëqeverisjes, 26 553 raste të përfunduara

TIRANË, 9 qershor/ATSH-A.Fortuzi/ – Platforma e bashkëqeverisjes “shqiperiaqeduam.al” u ka dhënë zgjidhje 26 553 ankesave të qytetarëve në një periudhë mjaft të shpejtë dhe efikase, pasi siç dihet tashmë se pas ankesës qytetarët marrin përgjigje brenda një periudhë 10-ditore.

Në pasqyrën javore të qeverisë vihet re se në portalin e bashkëqeverisjes, janë regjistruar këtë javë 37 742 ankesa, prej të cilave 26 553 kanë marrë zgjidhje.

Në nivel vendor, vihet re se nga 6 773 ankesa të regjistruara, të përfunduara janë 3 226 raste. 12 raste janë të spikatura si të suksesshme. Në këtë pasqyrim, vihet re se 7 raste lidhen me Ministrin e Financave dhe Ekonomisë, 1 rast tek Ministria e Arsimit dhe Sportit, 1 rast te Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, 2 raste te Ministria e Kulturës. Gjithashtu kemi dhe 1 rast te Qarku Elbasan.

Numri i hyrjeve në faqe kap shifrën e,  104 439, ndërsa numri i regjistrimeve të reja është 17 888

Platforma “Shqiperiaqeduam.al” është kthyer tashmë në një mekanizëm për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve, ku në 10 ditë trajtohen rastet dhe kthehet një përgjigje.

/e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDemo takim me banorët e Lapardhasë: Mbështetje për fermerët dhe zhvillimin e bujqësisë
Artikulli tjetërWadephul: Në Europë, çdo qeveri duhet të pranojë një opozitë kritike, dhe çdo opozitë një qeveri efektive