Demo takim me banorët e Lapardhasë: Mbështetje për fermerët dhe zhvillimin e bujqësisë

TIRANË, 9 qershor/ATSH/ Kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë Berat, Ervin Demo zhvilloi një takim me fermerët e fshatit Lapardha, për të dëgjuar problematikat e tyre, për t’i adresuar ato, dhe për të paraqitur vizionin e tij dhe të Partisë Socialiste për mbështetjen e fermerëve, si dhe zhvillimin bujqësor.

Fermerët e fshatit Lapardha, në Njësinë Administrative Otllak, kanë vështirësi të mëdha për të nxjerrë produktin e tyre në treg. Ata vuajnë nga mungesa e shitjes, organizimit dhe mbështetjes nga bashkia aktuale.

Kandidati i Partisë Socialiste, Ervin Demo u shpreh se bashkia e re do të ndihmojë me incentiva dhe investime për të lehtësuar shitjen e produktet, duke krijuar tregje të përshtatshme. Fermerët do të mbështeten, jo vetëm për t’iu lehtësuar punën, por për të sjellë përmes kësaj mbështetje zhvillim bujqësor të qëndrueshëm dhe afatgjatë.

“Bashkia e re do të punojë me ritëm të përshpejtuar për të hapur kanalet kulluese, për të përmirësuar sistemet vaditëse dhe për të bërë të gjitha ndërhyrjet e nevojshme në infrastrukturën bujqësore”, tha ai.

/m.m/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.