Ballina Bota

INFORMATIKË – Inteligjenca artificiale parashikon suksesin e aktorëve

LONDËR, 9 qershor /ATSH-ANSA/ –  Matematika arrin të parashikojë nëse një aktor do të ketë sukses apo jo, sipas një studimi të publikuar në revistën, “Nature Communications” nga grupi i Universitetit “Queen Mary” në Londër.

Kjo është e mundur falë inteligjencës artificiale dhe analizimit të të dhënave mbi karrierën e më shumë se një milionë e gjysmë aktorë dhe rreth 900 000 aktoreve nga e gjithë bota, nga origjina e kinemasë deri në vitin 2016, që ndodhen në bankën botërore të të dhënave për filma, “Internet Movie Database” (IMDb).

Analizimi i të dhënave mundëson që të përcaktohet se kur do të jetë viti më produktiv në karrierën e një aktori apo të një aktoreje dhe të vlerësojë me një saktësi prej 85%, nëse karriera e tyre ka arritur apo jo kulmin.

“Ky studim po tërheq shumë vëmendjen e industrisë kinematografike, në pikën që, kemi zbuluar se një skenarist është i interesuar të shkruaj një dorëshkrim bazuar pjesërisht mbi këto të dhëna”, thotë Lucas Lacasa, një prej autorëve të këtij studimi. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 09/6/2019
Artikulli tjetërCity Matters: Shqipëria, xhevahiri i fshehur i Mesdheut