Ballina Flash

FOTO/ Arkivi Qendror Shtetëror shënon 70-vjetorin e themelimit

TIRANË, 7 qershor /ATSH/ – Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave festoi dje 70-vjetorin e themelimit të Arkivit Qendror Shtetëror. Drejtuesi i institucionit Ardit Bido fjalën e tij përshëndetëse e nisi duke treguar se sa i rëndësishëm është Arkivi për një vend dhe njëkohësisht falënderoi të gjithë punonjësit aktual por dhe ata që kanë lënë gjurmë duke punuar për këtë institucion.

Ardit Bido prezantoi së bashku me drejtorin e Arkivit të Kosovës Ramë Manaj dhe Drejtoreshën e Arkivit të Ministrisë së Punëve të Jashtme Pranvera Dibra, dy projektet e mëdha për sa i përket krijimit të godinës së re dhe rikonstruksionit të godinës aktuale të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave.

Pjesë e rëndësishme e eventit ishte dhe shfaqja e dokumentarit e bërë enkas për 70-vjetorin e krijimit të Arkivit Qendror Shtetëror, i cili u ndoq me kuriozitet dhe u duartrokit nga të ftuarit.

Pjesëmarrës në këtë event ishin personalitete si Drejtori i Arkivt të Kosovës Ramë Manaj, Drejtoresha e Arkivit të Ministrisë së Punëve të Jashtme Pranvera Dibra, ambasadori i Republikës Arabe të Egjiptit Mohamed Khalil, nënkryetari i bashkisë Andi Seferi, Drejtoresha e Arkivit Qendror Shtetëror i Filmit Iris Elezi, Drejtori i Arkivit të Forcave të Armatosura Teki Kurti, Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare Persida Asllani, Drejtoresha e Institutit të Studimeve Evropiane, arkivistë, studiues dhe shumë personalitete të tjerë. /a.a/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakÇollaku: Këshilli bashkiak i Tiranës miratoi 20 vendime pa debat
Artikulli tjetërKaloi Vetingun, KPA shqyrton më 25 qershor ankimimin për Zaganjorin