Ballina Bota

SHBA – YouTube bllokon videot pro naziste

NJU JORK, 6 qershor /ATSH-AA/ – Kompania YouTube bëri të ditur se do të heqë nga rrjeti i saj të gjitha përmbajtjet që mohojnë Holokaustin dhe ngjarjet e tjera të dokumentuara të dhunshme.

Ky është një ndryshim i rëndësishëm në politikën e kompanisë për t’u ballafaquar me kritikat se ndonjëherë me përmbajtjet e saj promovon gjuhën e urrejtjes dhe dhunën.

Qëllimi i këtij vendimi është të pastrohet ekstremizmi dhe gjuha e urrejtjes në këtë rrjet të popullarizuar.

Shërbimi i shkëmbimit të videove në internet në pronësi të Google gjithashtu deklaroi se do të heqë videot që përligjin ideologjinë naziste dhe promovojnë grupe që besojnë në epërsinë e tyre mbi të tjerët./ /os/ /em/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGREQI – Cipras: Zgjedhjet e përgjithshme votëbesim për masat e ndihmës
Artikulli tjetërFRANCË – Mbetje të theksuara pesticidesh te frutat dhe perimet joorganike