GREQI – Cipras: Zgjedhjet e përgjithshme votëbesim për masat e ndihmës

ATHINË, 6 qershor /ATSH-ANA/- Zgjedhjet e përgjithshme do të kenë natyrën e një votëbesimi për masat e ndihmës të mbështetura nga kjo qeveri, bëri të ditur kryeministri grek, Aleksis Cipras, duke vënë në dukje se ai e kishte zbuluar këtë të vërtetë te populli grek një javë përpara zgjedhjeve europiane.

Cipras tha se rezultatet e zgjedhjeve europiane kishin shtuar dëshirën e krijimit të qarqeve konservatore në Bruksel, duke vendosur pengesa përpara përpjekjeve për të mbështetur qytetarët grekë.

Duke iu përgjigjur kritikave mbi shitjet në sektorin publik, kreu i SYRIZA tha se një çështje e tillë nuk ishte ngritur që nga 2014 kur udhëheqësi aktual i opozitës, Qiriakos Micotaqis kishte qenë ministër i Reformës Administrative me ”Demokracinë e Re” (ND).

”Populli grek duhet ta dijë të vërtetën, që kur Micotaqis ngriti në 1 me 5 raportin mes punësimit dhe daljes në pension në sektorin publik, pasi SYRIZA arriti ta ndryshojë këtë raport në 1 me 1”, deklaroi Cipras./   /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.