HAVANË, 6 qershor /ATSH-AFP/ – Qeveria kubane kundërshtoi sot sanksionet e reja të vendosura nga ana e SHBA-së dhe rikonfirmoi solidaritetin e saj me qeverinë venezueliane të Nicolas Maduro, solidaritet, sipas saj, i panegociueshëm.
‘’Solidariteti i Kubës me presidentin Nicolas Maduro Moros është i panegociueshëm’’, konfirmoi qeveria në një deklaratë të publikuar nga media zyrtare.
Uashingtoni njoftoi të martën sanksione të reja, në fuqi që nga e mërkura, përfshirë ndalimin për amerikanët për të udhëtuar në Kubë në udhëtime në grup apo anije kroçera, dy format më të preferuara nga shtetasit e këtij shteti për të vizituar ishullin e Karaibeve.
Këto masa me objektiv për të ndëshkuar Havanën për mbështetjen e saj ndaj Venezuelës së Nicolas Maduro janë një goditje e ashpër për ekonominë e Kubës, e cila këto vitet e fundit është fokusuar tek turizmi./ /v.b/ a.jor.























