Ballina Flash

“Chelsea” gjen pasuesin e Hazard

TIRANË, 6 qershor /ATSH/ Callum Hudson-Odoi ishte me një këmbë jashtë “Chelseat” në merkaton e janarit, por një dëmtim i rëndë i gjurit i dha fund mundësisë për të firmosur me “Bayern Munchen”, ndërsa tani situata është totalisht ndryshe.

Klubi londinez tani ka ndërmend ta shndërrojë në një lojtar të rëndësishëm, duke i ofruar fanellën me numër 10, që aktualisht e mban Hazard, por belgu ka bërë gati valixhet për të ikur në Madrid.

Njëkohësisht “Chelsea” i ka ofruar Hundon-Odoy edhe një rinovim të rëndësishëm, me pagë prej 100 mijë paundësh në javë. Palët kanë nisur bisedimet e para dhe janë në rrugën e duhur për ta mbyllur këtë verë përfundimisht rinovimin me talentin anglez.

/gj.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCaicedo kërkon largimin nga “Lazio”, ka ofertë nga “Galatasaray”
Artikulli tjetërKandidati i “Bindjes Demokratike”, Arben Skënderi: Tirana ka nevojë për një administrim të ndershëm