Ballina Flash

Fushatës së dhurimit të gjakut i bashkohet personeli mjekësor

TIRANË 5 qershor/ATSH/ – Fushatës së dhurimit të gjakut në ndihmë të personave të sëmurë i janë përgjigjur vullnetarisht 1529 qytetarë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu thotë se sot ka dhuruar gjak edhe personeli shëndetësor.

“Askush më mirë se personeli shëndetësor nuk e di se sa i rëndësishëm është dhurimi vullnetar për të patur 0, A, B, AB gjak të sigurt për të gjithë”, thotë ministrja.

Sipas saj, vijojnë t’i bashkohen nismës në ndihmë të fëmijëve talasemikë, edhe  institucione e biznese.

Më herët, fushatës së dhurimit të gjakut i janë bashkuar edhe deputetë të Kuvendit të Shqipërisë. Fushata e dhurimit vullnetar të gjakut e cila ka nisur më 8 Maj, në Ditën Botërore të Talasemisë, do të shtrihet në të gjithë vendin deri më datë 14 qershor, për të ndihmuar në plotësimin e nevojave me gjak.

z.tosku/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLiga e Kombeve, sot gjysmëfinalja e parë mes Portugalisë dhe Zvicrës
Artikulli tjetërProkuroria e Apelit lë në fuqi detyrim paraqitjeje për ish-deputetin Balliu