Ballina Ekonomi

64,8% e ndërmarrjeve të huaja në Shqipëri, nga vendet e BE-së

TIRANË, 4 qershor /ATSH/- Ndërmarrjet nga vendet e Bashkimit Europian përfaqësojnë 64,8 % të ndërmarrjeve të huaja e të përbashkëta që operojnë në vendin tonë.

Instituti i Statistikave bën të ditur se, ndërmarrjet me pronarë apo bashkëpronarë me origjinë italiane dhe greke përfaqësojnë pjesën me të madhe të sipërmarrjeve të huaja të përbashkëta.

Grupi i ndërmarrjeve me pronarë nga Italia dhe Greqia përbëjnë 52,8% të ndërmarrjeve të huaja të përbashkëta gjithsej. Ndërkohë që shtrirja më e madhe e tyre është e përqendruar në qytetet kryesore të vendit.

Sipas INSTAT, ndërmarrjet e huaja e të përbashkëta janë përqendruar kryesisht në qarqet Tiranë dhe Durrës, me 81,7%.

Aktiviteti i bizneseve të huaja sipas sektorëve është kryesisht i angazhuar në sektorët e shërbimeve, prodhimit industrial dhe në ndërtimit. e.xh/j.p/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTEKNOLOGJI – Mbeturinat elektronike një ”minierë” ari
Artikulli tjetërVizita zyrtare në Pragë, Ruçi merr mbështetje të plotë për hapjen e negociatave