SEUL, 3 qershor /ATSH-DPA/ – Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pat Shanahan i bëri thirrje Koresë së Veriut që të rikthehej në tryezën e negociatave mbi armët bërthamore.
“Si gjithmonë, shpresojmë që koreano-veriorët të angazhohen në mënyrë produktive nëpërmjet kanaleve diplomatike për të zgjidhur shqetësimet tona”, tha Shanahan gjatë një vizite në Seul.
”SHBA mbetet e përkushtuar ndaj sanksioneve derisa Koreja e Veriut të respektojë marrëveshjet sipas të gjitha rregulloreve ndërkombëtare”, shtoi ai.
Presidenti i SHBA, Donald Trump shpreson për një afrim me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un, pasi që prej samitit të dështuar në Vietnam në muajin shkurt, negociatat kanë ngecur./ /os/ a.jor.












