BERLIN, 3 qershor /ATSH-DPA/ – Ikona e futbollit gjerman, Franz Beckenbauer vlerësoi trajnerin e skuadrës së Liverpulit, Juergen Klopp për fitoren e Ligës së Kampionëve dhe përsëriti se dëshiron që menaxheri i Liverpoolit të punojë për Bayern Munich.
“Nuk dua asgjë më shumë , veçse të vijë një ditë tek FC Bayern. Për mua, ai është një nga trajnerët më të mirë në botë’’, theksoi 73-vjeçari Beckenbauer.
”Klopp solli futbollin e ri në Gjermani’’, tha Beckenbauer, duke shtuar se te Liverpooli, Klopp pati mundësi të perfeksiononte atë që filloi me Dortmundin.
Klopp është trajner i Liverpulit që nga viti 2015./ /os/ /em/ a.jor.






















