TIRANË, 1 qershor /ATSH/- Drejtoria e Përgjithshme e Transport Rrugor njofton se testi teorik (B) për patentë është rishikuar në 45% të volumit të saj, duke eliminuar 1199 pyetje ngatërrestare.
Sipas DPSHTRR, kjo është një lehtësi tjetër që hyn në fuqi të hënën e parë të muajit qershor 2019.
Nga 4864 pyetje, janë eliminuar 1199 pyetje ngatërrestare. Gjithashtu janë korrigjuar 1848 pyetje me gabime gramatikore ose kuptimore.
Nga 4864 pyetje bëhen 3665 pyetje, të konsultuara të gjitha një për një me grupet e interesit, specialistë të fushës dhe ekspertë.
Testi Teorik i ri – më i kuptueshëm, më korrekt, më praktik dhe objektiv! Nëse studion me forcat e tua, testi kalohet pa mik dhe pa ryshfete, njofton DPSHTRR. /e.xh/r.e/























