Ballina Bota

CL – Formacionet e mundshme Liverpool-Tottenham

MADRID, 1 qershor /ATSH/ – Sonte zhvillohet finalja e Ligës së Kampioneve, tërësisht angleze, ku do të përballen Liverpool-Tottenham, që do të luhet në stadiumin “Wanda Metropolitana” të Madridit.

Para finales, shumë medie kanë publikuar formacionet e mundshme të të dyja skuadrave.

Harry Kane dhe Roberto Firmino, që ishin të dëmtuar, që të dy janë në 11-she, pavarësisht se Klopp dhe Pochettino nuk deshën të zbulojnë asgjë.

Liverpool arriti në finale pasi përmbysi Barcelonën në “Anfield” duke e mposhtur 4-0, pas humbjes 3-0 në “Camp Nou”.

Edhe Tottenhami preku finalen me përmbysje. Në ndeshjen e parë në Angli humbi 0-1 nga Ajax, për të bërë çmendurinë në Holandë, ku fitoi 2-3 me gola të Lucas Mouras.

Më poshtë vijojnë formacionet e mundshme:

Liverpool: Alisson, Robertson, Van Dijk, Matip, Alexander-Arnold, Fabinho, Henderson, Winajldum, Mane, Salah, Firminho

Tottenham: Lloris, Vertonghen, Alderwireld, Rose, Trippier, Winks, Sissoko, Alli, Ericsen, Moura, Son./  a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTOGALERI/ PS çel fushatën, mijëra qytetarë brenda dhe jashtë Parkut Olimpik
Artikulli tjetërNga impiantet e mbetjeve, te rrugët me standarde, investimet që transformuan vendin