TIRANË, 31 maj /ATSH/ – Kapiteni i “Realit të Madridit” Sergio Ramos ka dalë në një konferencë për shtyp ku ka shuar çdo dilemë mbi të ardhmen e tij.
Ramos ka bërë me dije se dëshiron ta mbyllë karrierën te “Los Blancos” dhe pavarësisht se ka marrë një ofertë të majme nga Kina ai nuk e ka menduar asnjëherë largimin.
“Nuk dua që askush të ketë dyshime. Unë dua ta mbyll karrierën e time si futbollist te ‘Real Madrid’. Kur të më përfundojë kontrata do të largohem nga dera kryesore”, ka thënë Ramos.
Sa i përket ofertës nga Kina, Ramos është shprehur se, “oferta është në tavolinë, nuk jam një person që gënjen. Marrëdhënia me presidentin nuk ishte ashtu siç doja unë dhe prandaj duhet të flisnim, por nuk i kam kërkuar të largohem, kjo është një gënjeshtër”.
Ndërsa për çështjen e rrogës, Ramos ka thënës e, “nëse ka lojtarë që do të vijnë dhe do të marrin më shumë para se unë, atëherë kjo do të thotë se klubi ka blerë lojtarë të nivelit të lartë. Tek ‘Real Madrid’ do të luaja falas”.
/gj.m//a.g/




















