TIRANË, 30 maj/ATSH-A.Fortuzi/ – Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 91 shtetas, konkretisht: 15 janë arrestuar, 11 janë ndalur dhe 65 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë kapur dhe ndalur 10 shtetas pasi ishin shpallur në kërkim: 1 në qarkun Fier dhe 1 në Shkodër, të dënuar për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”; 2 në qarkun Tiranë, 1 i dënuar për veprat penale “Dhuna në familje”, “Plagosja e lehtë me dashje” e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, 1 i dënuar për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”; 1 në VKK Rinas, i dënuar për veprat penale “Dhuna në familje”, “Dhunimi i banesës” dhe “Prodhimi dhe mbajtja e armëve të gjuetisë dhe sportive”; 1 në qarkun Shkodër, i dënuar për veprën penale “Dhuna në familje”; 2 në PKK Rinas, 1 i dënuar për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”, 1 i dënuar për veprën penale “Dhuna në familje”; 1 në PKK Morinë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”; 1 në qarkun Kukës, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 3 raste, konkretisht: 1 në qarkun Fier dhe 1 në Shkodër, ku autorët janë ndaluar; 1 rast në Korçë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 9 raste, konkretisht: 3 raste të “Kanosja”, 1 rast në qarkun Shkodër, 1 në Tiranë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë dhe 1 rast në Vlorë, ku autori është ndaluar; 3 raste të “Plagosja e lehtë me dashje” 1 në qarkun Tiranë, ku autori është arrestuar në flagrancë, 1 në Elbasan dhe 1 në Vlorë, me 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë; 3 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, në qarkun Tiranë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 11 raste të veprës penale “Dhuna në familje”, konkretisht: 3 në qarkun Tiranë, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë; 1 rast në Fier, ku autori po procedohet në gjendje të lirë, si edhe janë plotësuar 8 kërkesë-padi për lëshim të menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 14 raste, konkretisht: 2 në qarkun Lezhë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 1 në Vlorë, ku autori është arrestuar në flagrancë, si edhe 11 raste të tjera, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Janë evidentuar 7 raste të veprës penale “Ndërtimi pa leje”, konkretisht: 4 në qarkun Tiranë, 1 në Vlorë, 1 në Lezhë, 1 në Dibër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e shkatërrimit të pronës janë evidentuar 2 raste, 1 në qarkun Tiranë dhe 1 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë. Janë evidentuar 2 raste të “Pushtim toke”, 1 në qarkun Vlorë me 2 autorë dhe 1 në Shkodër me 4 autorë, të cilët po procedohen në gjendje të lirë. Janë evidentuar 5 raste të “Vjedhja e energjisë elektrike”, konkretisht: 1 në qarkun Tiranë, ku autori është arrestuar në flagrancë; 1 në Fier, 1 në Vlorë, 2 në Shkodër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë. Janë evidentuar 5 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Në territorin e Shqipërisë janë evidentuar 4 raste aksidentesh, me 5 të lënduar jashtë rrezikut për jetën. Janë evidentuar 3 shtetas që drejtonin mjetin në gjendje të dehur, 1 në qarkun Tiranë, 1 në Elbasan, të cilët janë arrestuar në flagrancë dhe 1 në Durrës, i cili po procedohet në gjendje të lirë. Janë evidentuar 2 shtetas që drejtonin mjetin pa leje drejtimi, në qarkun Vlorë, të cilët janë arrestuar në flagrancë. /j.p/























