TIRANË, 30 maj /ATSH/ Në Javën e Ali Pashës, u festua edhe 55-vjetori i themelimit të Pallatit të Kulturës së Tepelenës ” Mustafa Matohiti”, i cili bën plotë 55 vjet nga institucionalizimi i tij.
Në këtë organizim, të inicuar nga Përgjegjësi i Kulturës dhe Trashëgimisë, Myrdar Jera nëpërmjet artit pamor, u zhvillua ekspozita “Kthim në Vite” ku u bën pjesë e shfaqjes afro 2000 fotografi, me amatorë dhe profesionistë të artit dhe skenës së Tepelenës.
Në këtë takim morën pjesë grupe të ndryshme këngëtarësh dhe artistësh, ish-drejtues të pallatit, amatorë, aktorë, valltarë etj, të cilët përshëndetën festimin e kësaj ngjarje, duke sjellë në kujtesë me dhjetëra figura të njohura, kontributorë, si dhe ata që kanë ndërruar jetë, por që emri i tyre është në memorien e historisë së këtij institucioni.
Vetëm një muaj më parë muzikologu i njohur Fatmir Meçe solli në botimin e tij “Kur flet Fotografia”, memorien e ngjarjeve të artit dhe historisë, të cilat për vite të tëra ishin vendosur në raftet e arkivës së mijëra njerëzve që bënin pjesë herë si trupa, e herë si spektatorë të të “vetmes” derë komunikimi që prodhonte art dhe kulturë në këtë qytet, gjatë periudhës së shekullit të kaluar.
m.z/




















