Ballina Ekonomi

Bashkëqeverisja, Kadrie Llanaj përfiton masën e ndalur në pensionin e bashkëshortit

TIRANË, 29 maj/ATSH-Maela Marini/ Problemet me përllogaritjen e masës së pensionit janë një ndër shqetësimet kryesore që platforma e bashkëqeverisjes i ka dhënë zgjidhje.

Kadrie Llanaj vendosi t’i drejtohej platformës së bashkëqeverisjes pasi nuk gjeti zgjidhje për pensionin e bashkëshortit të saj të ndjerë, të cilit që prej vitit 2014 dhe deri në shkurt 2019 i është mbajtur 50% e masës së pensionit.

Kjo ka ndodhur si si rezultat i një auditimi të ushtruar mbi ligjshmërinë e pensioneve të pleqërisë.

Pas ankesës në platformën e bashkëqeverisjes, u konstatua një gabim në vitin e lindjes së zotit Llanaj.

Çështja u ndoq edhe në Zyrën e Gjendjes Civile dhe pas korrigjimit u bë i mundur kalimi i të gjithë shumës së mbajtur në emër Kadrie Llanajt. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKomisioni Europian rekomandon çeljen e negociatave me Shqipërinë
Artikulli tjetërKujtim Mzhika punësohet në një subjekt privat, pas ndërmjetësimit të portalit të Bashkëqeverisjes