Ballina Flash

Roberto Martinez drejt stolit të “Barcelonës”

TIRANË, 28 maj /ATSH/ – Eliminimi nga Champions League pas humbjes 4-0 ndaj “Liverpool” duket se do t’i kushtojë shumë trajnerit të “Barcelonës”, Ernesto Valverde.

“Blaugranat”, sipas “Sport.es”, kanë kontaktuar tashmë me trajnerin aktual të Belgjikës, Roberto Martinez, për të kuptuar disponibilitetin e tij, në rast se Ernesto Valverde nuk do të vijojë të jetë në krye të “Barcelonës”.

Premisat janë që Martinez të pranojë, por duhet të zhvillohen edhe disa takime të tjera. 45-vjeçari mbetet një kandidat shumë serioz për të pasuar Valverden.

/gj.m/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShkodër, shpërndante lëndë narkotike në shkolla dhe universitet arrestohet 25-vjeçari
Artikulli tjetërKombëtarja U-19/ Nevil Dede zbulon listën për dy miqësoret me Kosovën