Kombëtarja U-19/ Nevil Dede zbulon listën për dy miqësoret me Kosovën

TIRANË, 28 maj /ATSH/ – Shqipëria U-19 e drejtuar nga trajneri Nevil Dede do të zhvillojë dy ndeshje miqësore me 19-vjeçarët e Kosovës.

Këto dy miqësore janë përcaktuar të luhen në datë 3 qershor në Drenas, në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, duke filluar nga ora 16:00, dhe më 5 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës.

Kuqezinjtë e trajnerit Dede do të grumbullohet më datë 30 maj në qytetin e Durrësit, ku do të zhvillojnë dhe seancat stërvitore për këto dy ndeshje miqësore.

Nën urdhrat e trajnerit do të jenë plot 22 lojtarë, të cilët do të vëzhgohen me shumë kujdes, me qëllimin për të përzgjedhur elementët e nevojshëm për grupin që do të zhvillojë kualifikueset e muajit nëntor, kundër Belgjikës, Islandës dhe Greqisë.

/gj.mima/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.