TIRANË, 28 maj/ATSH/- Kostas Manola dhe “Roma” nuk dihet nëse do të jenë së bashku edhe për sezonin e ardhshëm. Sipas “Corriere Dello Sport” qendërmbrojtësi grek ka shprehur gatishmërinë për tu larguar nga verdhekuqtë për t’u sistemuar në një skuadër tjetër. Në një prononcim për mediat, Manolas është shprehur jo i sigurt për të ardhmen e tij. “Nuk e di nëse do qëndrojë te ‘Roma’”, – është shprehur futbollisti, që konsiderohet një nga qendërmbrojtësit më rezultativë në Seria A italiane.
Manolas është 27 vjeç, ka lindur në 21 qershor 1991 dhe është i gjatë 189 centimetra. Vlera në merkato e futbollistit është 44 milionë euro. Një nga pikat më të forta të futbollistit është lufta në ajër dhe fakti se është thuajse i pakalueshëm në përballjet 1 me 1. “Roma” e bleu Manolas në vitin 2014 me vlerën 13 milionë euro nga “Olimpiacos”. Futbollisti i kombëtares greke ka disa skuadra që e vlerësojnë, por mbi të gjitha ai kërkohet nga “Juventusi”. /j.p/























