TIRANË, 27 maj /ATSH/ – PSG është duke përjetuar një fazë tranzicioni. Suksesi i radhës në kampionat, pak ditë pas eliminimit nga Championsi dhe disfata në finalen e Kupës së Francës kanë lënë një shije jo të mirë te drejtuesit e klubit, të cilët investuan shuma stratosferike në ndërtimin e një skuadre kampionësh.
Pikërisht këto investime madhore kanë bërë që klubi parizien të hetohet nga UEFA për mosrespektim të Fair Play-t financiar.
Kjo lëvizje ka bërë që edhe drejtuesit e klubit të ndryshojnë strategjinë sa i përket merkatos, duke mos dashur të rrezikojnë përjashtimin nga kupat e Europës.
E ardhmja e Neymarit dhe Mbappesë është më e paqartë se kurrë, ndërsa Al-Khelaifi ka vendosur që meraktoja e skuadrës të jetë me shpenzime disi më të ulëta.
Pas rinovimit të kontratës me trajnerin aktual, Thomas Tuchel, kampionët e Francës kanë nisur të shqyrtojnë emra cilësore dhe më një çmim të arsyeshëm. Allan dhe Matuidi janë disa prej atyre që pëlqehen.
/gj.m/j.p/






















