Ballina Bota

BERLIN – AfD: Të gjelbrit kundërshtari kryesor

BERLIN, 27 maj /ATSH-AFP/ – Të gjelbrit janë bërë kundërshtari kryesorë i partisë së ekstremit të djathtë gjerman, AfD njoftoi sot një zyrtar i kësaj force politike, skeptike për klimën një ditë pas zgjedhjeve europiane, ku u vu re një avancim i shpejtë i ambientalistëve.

”Këta janë rivalët tanë kryesorë, po i marrin shumë seriozitet pasi një kundërshtar me një rezultat të tillë duhet marrë seriozisht’’, thekson Jörg Meuthen, në krye të listës së ekstremit të djathtë gjerman, i cili fitoi 11% të votave të dielën, duke u renditur shumë pas të gjelbërve me 20,5%.

Për të sqaruar këtë diferencë, ai bëri të ditur se partia e tij nuk ishte kuptuar drejt në lidhje me temën e klimës.

”Ky fakt ndikoi negativisht tek ne’’, pohoi ai, pasi denoncoi ata që akuzojnë AfD se po mohon përgjegjësinë njerëzore për ndryshimin klimatik.

‘’Mbetet të themi se nuk kemi të dhëna të sigurta. Unë nuk do ta mohoj për asnjë çast se nuk ka ndryshim klimatik të shkaktuar nga njeriu, por nuk do të pohoj për më tepër se ka vetëm një. Unë them se ne kemi dyshime’’, shtoi ai./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFoto/ Elbasan, 24 familjeve të komunitetit rom dhe egjiptian u rikonstruktohen banesat
Artikulli tjetërFOTO/ Korab-Koritnik, shenjohen shtigjet në Parkun Kombëtar