Ballina Bota

VJENË – Van der Bellen kërkon ndjesë për imazhin e Austrisë

VJENË, 23 maj /ATSH- DPA/ – Kërkoj falje për imazhin që dhamë, ne nuk jemi kështu, Austria nuk është kështu, u shpreh presidenti i Republikës Austriake, Alexander Van der Bellen, në një fjalim para kombit.

“Të gjithë duhet ne duhet të japim shembullin e mirë, pasi duhet të riparojmë imazhin e Austrisë duke rifituar besimin e humbur”, theksoi ai duke iu referuar videos së Ibizas, në të cilën u përfshi zëvendëskancelari, Heinz-Christian Strache, i FPOE-së.

Presidenti bëri një apel për forcat politike duke u kërkuar ”mendohej për Austrinë për të rifituar besimin ndërkombëtar”.

“Austriakë, mos u largoni nga politika dhe vazhdoni të votoni gjithsesi’’, përfundoi presidenti./   /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBasha i përgjigjet Ramës
Artikulli tjetërRama, letër të dytë publike Lulzim Bashës