Ballina Bota

ZGJEDHJE PE – Berlini në alarm për sulmet kibernetike

BERLIN, 21 maj /ATSH- ANSA/ – Deri tani nuk ka pasur asnjë sulm informatik të rëndësishëm në Gjermani përpara zgjedhjeve europiane, deklaroi Arne Schönbohm, president i Zyrës Federale të Sigurisë së Teknologjisë së Informacionit (BSI) në Bonn.

“Ne regjistruam sulme të hackerëve ndaj partive, fondacioneve politike dhe deputetëve, por bien brenda një kornize normaliteti”, shpjegoi ai duke shtuar se BSI mbetet në gjendje alarmi dhe është e aftë të shmangë sulmet.

Para zgjedhjeve të fundit presidenciale në Francë u tentua të manipulohej rezultati i votimit gjatë transmetimit e tyre të njëkohshëm gjatë numërimit./  /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSTRASBURG – KiE kritikon shkeljen e të drejtave të njeriut në Hungari
Artikulli tjetërHAPËSIRË – Hëna vazhdon të dridhet dhe të zvogëlohet nga tërmetet