STRASBURG – KiE kritikon shkeljen e të drejtave të njeriut në Hungari

STRASBURG, 21 maj /ATSH-AFP/ – Këshilli i Europës kritikoi shkeljen e hapur të të drejtave të njeriut në Hungari, veçanërisht për mënyrën e trajtimit të refugjatëve në territorin e saj dhe i kërkoi Budapestit për përmirësimin urgjent të situatës.

”Shkeljet e të drejtave të njeriut në Hungari kanë një ndikim negativ në të gjithë sistemin e mbrojtjes dhe mbi shtetin e së drejtës. Duhen marrë masa urgjente’’, deklaroi komisionerja për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Europës, Dunja Mijatoviç.

Drejtuesja e organizatës paneuropiane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe shtetin e së drejtës vizitoi Hungarinë në muajin shkurt ku pa nga afër situatën./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.