Ballina SPORT

ITALI – Ferrari: Trishtim i thellë për Laudën

MARANELO, 21 maj /ATSH- ANSA/ – Ferrari me një trishtim të thellë i ka dhënë lamtumirën ish-pilotit austriak Niki Lauda, dy herë kampion bote në Formula 1 me ekipin italian, i cili vdiq të hënën në moshën 70-vjeçare.

“Sot është një ditë e trishtë për F1, familja e madhe Ferrari ka mësuar me trishtim të thellë lajmin e vdekjes së mikut të tyre Niki Lauda, tri herë kampion bote, duke përfshirë edhe dy herë me Scuderia. Do të qëndrosh përherë në zemrat tona dhe në ato të tifozëve. Lamtumirë Niki”, shkruan Ferrari në llogarinë e tij në Twitter.

Lauda garoi për katër sezone për Ferrarin, 1974-1977.

Ai ishte kampion  bote me ekipin italian në 1975 dhe 1977.

Ishte pikërisht një Ferrari, mjeti ku ai pësoi një aksident të tmerrshëm në gusht 1976 në garën e Nürburgringut, në të cilin doli gjallë mrekullisht dhe i djegur rëndë në fytyrë./   /os/ /em/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Qukës – Qafë-Plloçë, këshilli teknik rrugor inspekton punimet
Artikulli tjetërPakti për Universitetin, mbi 86 mijë studentë përfituan nga përjashtimi dhe reduktimi i tarifave