Ballina Ekonomi

Bono thesari, BSH: Interesat u rritën në 1,37%

TIRANË, 21 maj /ATSH/- Në ankandin e të martës, interesi i bonove 12-mujore u rrit për të dytën herë radhazi dhe arriti në nivelin 1,37% ankandeve paraardhës që shënuan interesat 1,2% dhe 1,12%.

Rritja e interesave të bonove ishte e pritshme, duke pasur parasysh se ulja kishte arritur nivele të paparashikuara.

Në ankandin e të martës, kërkesat e paraqitura kishin vlerë më të lartë se shuma e shpallur e bonove për shitje. Pavarësisht nga kjo, interesi mesatar i ponderuar u rrit, çka reflekton edhe pritshmëritë e investitorëve për rritje të interesave nga nivelet ku kishin arritur. Pavarësisht se interesat mund të jenë drejt një faze rregullimi në rritje, ekspertët nuk presin që kjo rritje të ketë përmasa të mëdha.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, normalizimi monetar dhe gjendja likuide e tregut financiar pritet të ndikojnë në norma të ulëta interesi edhe në të ardhmen afatshkurtër. /e.xh/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShërbimi i Provës, Gjonaj: Masa për mbikëqyrjen elektronike
Artikulli tjetërZgjedhjet vendore, tërhiqet nga gara kandidati i Bindjes Demokratike në Kavajë