Ballina Bota

SOFT NEWS – Edhe mbreti… gjobitet!

BRUKSEL, 19 maj /ATSH-AA/ – Një gjykatë në Bruksel ka dënuar me gjobë ish-mbretin e Belgjikës, Albert II me arsyetimin se nuk ka kryer testin e ADN-së kërkuar për të sqaruar atësinë ose jo mbi artisten Delphine Boel.

Gjykata e Apelit ka vendosur që ish-mbreti, Albert II të paguajë 5 000 euro çdo ditë deri në momentin kur ai të kryejë testin e ADN-së.

Në nëntor të vitit të kaluar, gjykata në seancën e hapur mbi pretendimet e Boel, vendosi që ish-mbreti Albert II duhej t’i nënshtrohej një testi ADN-je brenda tre muajve.

Ndërkohë, ish-mbreti Albert II ka refuzuar këtë vendim të gjykatës dhe nuk ka bërë testin e ADN-së.

Mbreti 84-vjeçar, i cili në vitin 2013 ia dorëzoi fronin djalit të tij Philippe, thotë se artistja 51-vjeçare Boel nuk është vajza e tij. Ndërkohë që Boel që prej 10 vitesh ngre padi të ndryshme për të provuar se mbreti është babai i saj.

Ish-mbreti nuk ka imunitet ndaj vendimeve të gjykatës.

Kjo çështje diskutohet pasi bashkëshortja e tij, mbretëresha Paola pretendonte në një libër të shkruar në vitin 1999, se bashkëshorti i saj kishte një fëmijë jashtë martese./  /os/ a.jor.

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Ujësjellësi i ri në Durrës përfundon në 30 qershor, Balluku: Përfitojnë jo vetëm banorët e qytetit, por dhe zonat rurale
Artikulli tjetërDurrës/ Pastrohet kanali kullues në Gjepalaj, i shërben rreth 12 mijë banorëve