BERLIN – Mijëra gjermanë manifestojnë kundër nacionalizmit

nacionalizmit.

Protestuesit në Berlin dhe Këln mbanin flamurë të BE-së dhe pankarta, ku kërkonin një Europë solidariteti në vend të një Europe nacionaliste.

Të paktën 50 000 pjesëmarrës ishin në Berlin, të cilët manifestuan nën moton ”Europë për të gjithë – zëri yt kundër nacionalizmit”.

Nga 23-26 maj zhvillohen zgjedhjet për në Parlamentin Europian, ku pritet që kandidatët e së djathtës ekstreme të mobilizojnë votuesit nacionalistë./  a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.