Ballina Bota

RIAD – Vendet e Gjirit pro kërkesës amerikane për ridislokim trupash

Saudite dhe vendet e tjera të Gjirit ranë dakord me një kërkesë të SHBA-së për një ridislokim trupash në territorin dhe ujërat e tyre territoriale për parandalimin e sulmeve të mundshme nga ana e Iranit, njoftoi sot gazeta saudite ”Asharq Al Awsat”.

”Miratimi i ridislokimit është i bazuar mbi marrëveshjet dypalëshe mes SHBA dhe vendeve të Gjirit”, shtonte gazeta pa përmendur emrat e shteteve.

Ajo shtonte se SHBA nuk po kërkonte të bënte një luftë me Iranin.

“Motivi kryesor për ridislokimin e trupave amerikane në Gji është një aksion i përbashkët për të parandaluar Iranin nga përshkallëzimi ushtarak i situatës dhe një sulm kundër vendeve të Gjirit apo interesave amerikane në rajon dhe jo përfshirja në një luftë kundër tij”, theksonte gazeta duke cituar, sipas saj, burime të mirinformuara.

Arabia Saudite dhe vendet e Gjirit janë aleatë tradicionalë të SHBA-së./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKush prek zgjedhjet ndalohet përjetë të shkojë në SHBA e BE
Artikulli tjetërZgjedhjet në 30 qershor, 30 vjet janë mjaft për t’i thënë boll pengmarrjes së vendit