NJU JORK, 14 maj /ATSH-ANSA/ – Një virus ka infektuar smartfonët vetëm përmes një thirrjeje përmes aplikacionit Whatsapp, pa pasur nevojën e një përgjigjeje, sipas zbulimit të konstatuar nga kompania që posedon edhe Facebook, që nëpërmjet një zëdhënësi shpjegoi se numri i pajisjeve të infektuara është ”disa dhjetëra” dhe se problemi u zbulua në fillim të muajit maj.
Virusi, teknikisht një spyware, është një program që vjedh informacione, për shembull në aktivitetin e internetit ose në kamera, dhe ia dërgon një pale të tretë dhe shfrytëzon një dobësi softueri.
“Spyware ka të gjitha tiparet dalluese të një kompanie private të njohur për partneritetet e saj me disa qeveri për të liruar spyware që mund të marrin kontrollin e sistemeve operative”, shpjegoi zëdhënësi i Whatsapp.
”Inxhinierët tanë kanë zbuluar se njerëzit që janë shënjestra të infeksionit mund të marrin një ose dy numra që ata nuk e dinë dhe gjatë thirrjes vjen virusi”, shpjegoi ai./ /os/ /em/ a.jor.























