Ballina Flash

Roskovec/ Taskforcë për arsimimin e komunitetit rom dhe egjiptian

TIRANË, 14 maj/ATSH/ Një taskforcë e posaçme arsimore do të identifikojë gjithë problemtikat që ndeshen në drejtim të arsimimit të fëmijëve të komunitetit rom dhe egjiptian në Roskovec.

Në ambientet e Qendrës Social Komunitare në Roskovec u zhvillua sot një takim ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve arsimore, pushtetit vendor dhe komunitetit rom dhe egjiptian.

Qëllimi kryesor i këtij takimi që u zhvillua në kuadër të projektit “Romacted” ishte identifikimi i shkallës aktuale të braktisjes së shkollës nga fëmijët romë dhe egjiptian dhe gjetja e një zgjidhje të përbashkët për të reduktuar këtë fenomen.

Fuqizimi dhe integrimi i komunitetit rom dhe egjiptian mbetet një ndër prioritetet e bashkisë Roskovec. /m.m/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Akuila 2019″/ Shkatërrohet grupi i grabitësve, 8 të ndaluar, 5 prej tyre në Francë
Artikulli tjetërARRSH konsultim me qytetarët në Pogradec për mirëmbajtjen e rrugëve