Ballina Bota

MUZIKË – Eurovisioni hap siparin

TEL AVIV, 14 maj /ATSH-DPA/ – Pas muajsh përgatitjesh, sonte fillon faza e parë e konkursit të 64-të të Eurovisionit, në të cilin artistët nga 17 vende të Europës do të performojnë në gjysmëfinalen e parë të Tel Avivit, ku 10 këngë fituese do të kualifikohen për finalen e madhe të së shtunës.

Përfaqësuesit e  natës së sotme do të jenë ata të Qipros, Malit të Zi, Finlandës, Polonisë, Sllovenisë, Çekisë, Hungarisë, Bjellorusisë, Serbisë, Belgjikës, Gjeorgjisë, Australisë, Islandës, Estonisë, Portugalisë, Greqisë dhe San Marinos.

Tifozët e Eurovisionit mund të votojnë nëse vijnë nga një nga 17 vendet pjesëmarrëse në gjysmëfinale.

Të ashtuquajturat “Big Five” Britania, Franca, Gjermania, Italia dhe Spanja – hyjnë automatikisht në finalen e madhe, pasi ato japin kontributet më të mëdha financiare për Bashkimin Europian të Transmetimeve (EBU), i cili prodhon konkurrencën./ /os/ /em/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNuk negociojmë sistemin që kemi zgjedhur
Artikulli tjetërSOÇI – Lavrov : Marrëdhënie më të përgjegjshme Moskë-Uashington