TIRANË, 13 maj /ATSH/ – Mbështetës dhe simpatizantë të Partisë Demokratike dhe aleatë të saj janë mbledhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të nisur tubimin e paralajmëruar rreth orës 18:30 përpara Kryeministrisë.
PD njofton se itinerari i marshimit të protestës së thirrur janë: sheshi “Skënderbej”, Kryeministria, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Parlamenti, Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Policisë Tiranë.
Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për të garantuar mbarëvajtjen e kësaj proteste, duke qëndruar përreth perimetrit të godinës së Kryeministrisë.
/e.xh/ /a.g/




















