Ballina Bota

MOTI – Ballkani nën alarm për përmbytje

BEOGRAD, 13 maj /ATSH-ANSA/ – Një valë intensive me reshje të dendura dhe erëra të forta, po godet që nga mbrëmja e djeshme rajone të gjera të Ballkanit Perëndimor, ku është lëshuar alarmi për përmbytje.

Situata është veçanërisht kritike në veriperëndim të Bosnjë-Hercegovinës, ku disa lumenj janë duke dalë nga shtrati duke krijuar situata të rrezikshme në disa fshatra.

Sipas medies lokale, rreth 200 shtëpi dhe rrugët përreth janë përmbytur. Skuadrat e ndihmave të shpëtimit janë në veprim për të siguruar banorët, në veçanti fëmijët dhe të moshuarit.

Alarmi i motit të keq, që shtrihet deri në fund të kësaj jave, prek edhe Serbinë me Kroacinë, ku reshjet shoqërohen me erëra të forta.

Janë nën vëzhgim të veçantë lumenjtë e mëdhenj si Danubi dhe Sava, që ishin në qendër të përmbytjeve shkatërruese të pesë viteve më parë në Ballkan, që ndodhën në të njëjtën periudhë në vitin 2014. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Përfundon ndërtimi i rrjetit të ri, merr zgjidhje furnizimi me ujë i dy lagjeve në kryeqytet
Artikulli tjetërFOTO-VIDEO/ Protestuesit shashka, fishekzjarre e kapsolla ndaj Kryeministrisë