TEL-AVIV, 13 maj /ATSH-ANSA/ – Presidenti izraelit, Reuven Rivlin, i akordoi kryeministrit, i cili fitoi zgjedhjet, Benyamin Netanyahu edhe 14 ditë (që do t’i shtohen 28 të parave) për të përfunduar negociatat me partitë e koalicionit dhe për të paraqitur shumicën e re të qeverisë në Knesset.
Zyra e Rivlin njoftoi se data e fundit kur Netanyahu duhet të prezantojë qeverinë është 29 maji./ /os/ a.jor.












