Ballina Ekonomi

Mbi 60% e ndërmarrjeve të vogla e të mesme përdorin monedhën vendase

TIRANË, 12 maj /ATSH/- Biznesi dhe sipërmarrja në vend, vitet e fundit po rrisin përdorimin e monedhës vendase lekë në veprimet financiare që kryejnë.
Banka e Shqipërisë në vrojtimin e tregut mbi monedhën që kryeson veprimatinë e biznesit, bën të ditur se, euroizimi i veprimtarisë së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme vijon të mbetet i ulët, ku përkatësisht 66% e ndërmarrjeve të vogla dhe 60% e atyre të mesme deklarojnë se e kryejnë veprimtarinë plotësisht ose kryesisht në monedhën vendase.
Banka Qendrore kostaton se, në 6-mujorine dytë të vitit 2018, përdorimi i valutës është më i theksuar tek ndërmarrjet e mëdha, ku 37 % e tyre deklarojnë se e kryejnë veprimtarinë kryesisht ose plotësisht në valutë.
Kjo peshë citon BSH-ja, ka mbetur e njëjtë krahasuar me gjashtë mujorin e parë të vitit 2018, ndonëse ky raport është përmirësuar ndjeshëm tek ndërmarrjet e vogla dhe mesme (NVM). e.xh/j.p/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakProtesta e opozitës, Hodaj: Sjellja e policisë në lartësinë maksimale, dhunuesit përpara ligjit
Artikulli tjetërProdhimi dhe eksporti i mjaltit me rritje të ndjeshme