Tatimet në proces ristrukturimi për rritjen e efikasitetit

TIRANË, 8 maj /ATSH/ – Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) po i nënshtrohet një procesi të ristrukturimit, bazuar në legjislacionin në fuqi me qëllim rritjen e eficiencës dhe efektivitetit të duhur.

Në një njoftim për shtyp, DPT bën të ditur se, “Administrata Tatimore në veprimtarinë e saj udhëhiqet nga parime, aplikimi i të cilave siguron miradministrimin e sistemit tatimor të Republikës së Shqipërisë. Ndjekja e ndryshimeve në mjediset e biznesit dhe atij legjislativ, si dhe përshtatja e sistemeve të organizimit të burimeve kanë qenë fokus në miratimin e strukturës organizative të re për administratën tatimore, me qëllim arritjen e eficiencës dhe të efektivitetit të duhur”.

“Nga analizat e kryera periodikisht, për performancën e institucionit tonë, por duke vlerësuar maksimalisht edhe asistencën e huaj nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, në kuadër të rishpërndarjes së burimeve njerëzore me qëllim përmirësimin funksional dhe procedurial, është miratuar struktura e re e administratës tatimore qendrore me Urdhrin e Kryeministrit “Për miratimin e Strukturës Organizative dhe të numrit të personelit të Administratës Tatimore Qendrore” citon njoftimi i Tatimit. /e.xh/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.