TIRANË, 7 maj/ATSH/ – Sara është studente e vitit të parë në degën e Inxhinierisë së Ndërtimit dhe është përfituese e bursës nga fondi i ekselencës.
Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini ndau historinë e studentes së cilës i mundësohet ky lehtësim financiar, pas kontratës sociale, të cilësuar ndryshe si “Pakti për Universitetin”.
“Unë jam Sara dhe jam studente e Inxhinierisë së Ndërtimit dhe falë Paktit për Universitetin jam përfituese e bursës nga Fondi i Ekselencës. Pashë listën e fituesve të afishuar pranë Fakultetit. Më pas dorëzova dokumentacionin e kërkuar dhe që nga ajo kohë u bëra përfituese e bursës prej 10 mijë lekë të rinj çdo muaj”, thotë ajo.
Sara e quan një lehtësim për muajin pasi si çdo student ka shumë shpenzime për libra apo projekte mësimore.
“Besoj se është një lehtësi shumë e madhe për ne studentët e Inxhinierisë së Ndërtimit, që kemi shumë shpenzime sa i përket librave, detyrave të kursit apo projekteve të ndryshme”, thotë ajo.
z.tosku/ /a.g/





















