Ballina SPORT

FUTBOLL – Atalanta mund Lazion në Romë, Inter e Milan në telashe

ROME, ITALY - MAY 05: Duvan Zapata of SS Lazio celebrates a first goal with his team mates during the Serie A match between SS Lazio and Atalanta BC at Stadio Olimpico on May 5, 2019 in Rome, Italy. (Photo by Marco Rosi/Getty Images)

TIRANË, 3 maj/ATSH- A. Fortuzi/- “Atalanta” ka fituar 3-1 ndaj “Lazios” në Romë, në kuadër të javës së 35’ të Serisë A të futbollit.

Fitorja e “Atalantas” erdhi me përmbysje. Golit të Parolos në minutën e 3’ iu përgjigjën ; Zapata në minutën e 22’, Castagna në të 58’ dhe Wallace autogol në të 76’.

Kjo fitore e “Atalantës”, kur mbeten dhe tre ndeshje nga fundit i kampionatit, ka ngjeshur dhe më shumë sfidën për dy vendet e fundit të mbetura pjesëmarrëse në Ligën e Kampionëve të sezonit të ardhshëm nga kampionati italian i futbollit (vendi i tretë dhe i katërt në klasifikim, pasi vendi parë është hipotekuar nga “Juventus”, i ndjekur në vend të dytë nga “Napoli”).

Ky rezultat ka ngjitur bergamaskët në kuotën e 62 pikëve, 1 më pak se “Inter’ i vendit të tretë” që tashmë rrezikon seriozisht pjesëmarrjen në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve. Zikaltërit e vendit të tretë ndodhen vetëm 5 pikë larg “Romës”, së vendit të pestë, që nëse fiton sot në “Xhenova” shkurton diferencën në vetëm dy pikë, teksa “Torino” është në kuotën e 57 pikëve dhe “Milan” në vendin e 7 me 56 pikë, me një ndeshje më pak.

Klasifikimi:

  1. Juventus 89 pikë
  2. Napoli 70 pikë
  3. Inter 63 pikë
  4. Atalanta 62 pikë
  5. Roma 58 pikë
  6. Torino 57 pikë
  7. Milan 56 pikë

“Milan” dhe “Roma” janë me nga një ndeshje mangët. “Roma” luan të dielën ndaj “Genovas” në fushën e këtyre të fundit, teksa “Milan” luan të hënën ndaj “Bolognas” në “San Siro”.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPremiera e filmit “Pokémon: Detective Pikachu” në New York magjeps edhe të rriturit
Artikulli tjetërBalluku në Kukës, viziton një biznes fason dhe inspekton institucionet që ofrojnë shërbime për qytetarët