Ballina Bota

NEPAL – Nis pastrimi i Everestit

KATMANDU, 3 maj /ATSH-ANSA/ – Pika më e lartë në botë, mali Everest, është transformuar gjatë viteve në një mal të mbeturinave, por një ekip prej 14 vullnetarësh ka qenë i zënë gjatë javëve të fundit në një operacion pastrimi që tashmë do të çlirojë malin nga tre tonë plehra dhe synon të mbledhë shtatë tone të tjera brenda 45 ditëve.

Përveç mbetjeve si kanaçe, shishe, plastikë, pajisje për alpinizëm u gjetën gjithashtu edhe trupat e katër alpinistëve.

Dhe nëse ndryshimet klimatike vazhdojnë të shkrijnë akullnajat e malit ka të ngjarë që shumë më tepër do të dalin në pah.

Në fakt, që nga viti 1922 mbi 200 alpinistë vdiqën duke u përpjekur të arrinin majën e 8 848 metrave.

Fushata për pastrimin e Everestit filloi më 14 prill dhe sponsorizohet nga autoritetet e Nepalit dhe do të kushtojë një total prej mbi 185 mijë euro.

Deri më tani mbi 4 000 persona janë ngjitur në Everest me një rekord prej 807 alpinistësh të cilët arritën në majë vitin e kaluar./   /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakJava e sigurisë rrugore, fëmijët rregullojnë trafikun në Tiranë
Artikulli tjetërTargat e serive të veçanta, tarifat dhe aplikimi