LISBONË, 1 maj /ATSH-ANSA/ – Iker Kasilas shtrohet në urgjencë për probleme kardiake.
Partieri spanjoll, ish-ylli i “Real Madrid”, kapiteni i Spanjës kampion bote në vitin 2010 dhe që sot luan për “Porton”, u dërgua në spitalin “Oporto”, sipas disa medieve portugeze.
“Megjithatë është jashtë rrezikut”, sipas të njëjtave burimeve.
“Kasilas u ndje keq në përfundim të ndeshjes dhe kishte pësuar një infarkt në miokard por mori kurimin në kohë”, sipas të përditshmes “A Bola”. /G.S/























