TIRANË, 26 prill/ATSH-Maela Marini/ Qytetarët e bashkisë së Patosit tashmë kanë mundësi që shërbimet e nevojshme t’i marrin në Patos, pa pasur nevojë të shkojnë në qendrën e qarkut që është Fieri.
Në një prononcim për ATSH-në, kryetarja e bashkisë së Patosit, Rajmonda Balilaj ndalet tek ky investim i rëndësishëm për komunitetin.
“Bashkia Patos aplikoi pranë USAID për projektin e ndërtimit të Sallës së Këshillit dhe të ‘One Stop Shop’. Ky projekt është fituar dhe ka përfunduar zbatimin me sukses në mars 2019”, tha ajo.
Balilaj tha se “investimi ishte i një rëndësie të veçantë dhe arrinte vlerën rreth 30 milionë lekë.
Zyra me 1 Ndalesë e ADISA-s në Patos, veç shërbimeve vendore ofron edhe disa prej shërbimeve rajonale që deri dje ofroheshin në qendër të Qarkut, në Fier, që nga regjistrimi i pasurive të paluajtshme, sigurimet shoqërore e shëndetësore, shërbimi kombëtar i punësimit etj. /j.p/






















