UELLINGTON, 26 prill /ATSH-ANSA/ – Një 16-vjeçar nga Zelanda e Re, Charlie O’Brien vendosi një rekord të ri me 33 orë dhe 21 minuta duke mundur rekordin e mëparshëm të vendosur në 2013 nga një bashkatdhetar nga Auckland, për sa i përket orarit të lëkundjes në shilarëse.
Rekordi u miratua nga libri i rekordeve botërore Guinness.
I riu, i cili ndjek shkollën e mesme, filloi aktivitetin të mërkurën e kaluar në orën 06:00 (lokale) në një park në qytetin e tij dhe vazhdoi të lëkundej deri në orën 15:21 të një dite më pas.
Atij i lejohej një pushim pesë minutash çdo orë për të ngrënë, për të pirë dhe për të shkuar në tualet. Për të rezistuar sa më shumë ai hëngri biskota të xhenxhefil dhe piu çokollatë të nxehtë./ /os/ /em/ a.jor.






















