TIRANE, 25 prill/ATSH/- Partia Demokratike, LSI dhe partitë e tjera opozitare protestuan sot pasdite me bllokim të akseve kryesore kombëtare që lidhin Jugun dhe Veriun e vendit me kryeqytetin.
Në zonën e ish-Doganës në Tiranë, protestuesit e opozitës i kanë vendosur flakën projektit të Unazës së Madhe të ekspozuar përgjatë kantierit të ndërtimit.
Edhe në Durrës militantët e opozitës bllokuan aksit rrugor të Plepave ndërsa kanë ndezur disa tymuese të cilat kanë përhapur në të gjithë zonë tym. /a.g/















