TARANTO, 25 prill /ATSH-AA/ – Një violiniste 23-vjeçare është operuar në kokë, ndërkohë që i binte violinës.
Kjo ndodhi në spitalin e Tarantos, ku ajo u trajtua për një tumor të trurit.
Neurokirurgjia tashmë është një pikë referimi kombëtare për teknikën e “kirurgjisë së zgjuar”.
“Duket surreale, por një bisedë bëhet me pacientin duke shpjeguar se çfarë po bëhet, për ta qetësuar atë sa më shumë që të jetë e mundur dhe për ta monitoruar situatën me kujdes”, thanë mjekët.
Metoda kirurgjikale e adoptuar nga ekipi, zbatuar me ndihmën e pajisjeve të gjeneratës së fundit, siç është neuronavigatori dhe monitorimi neurofiziologjik në dispozicion të departamentit, ka lejuar që tumori të hiqet, duke shmangur dëmtimin neurologjik, sidomos çrregullimet e të folurit./ /os/ /em/ a.jor.












